Marquez: Dovizioso mund të shpallet kampion në Moto GP

27 gusht 2020 | 12:03

Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi në Moto GP, pasi hoqi dorë nga gara për trofe këtë sezon, për shkak të dëmtimit dhe mungesës së gjatë në pistë, ka piketuar pilotin që mund ta fitojë titullin këtë sezon. Sipas pilotit spanjoll, Andrea Dovizioso me Ducati mund të shpallet kampion këtë sezon në Moto GP.

“Pas garës së Jerez do të vija bast për Fabio Quartararo, pasi fitoi dy garat e para, por tani kam dyshime”, ka thënë Marquez.

“Në garat e tjera ka qenë në vështirësi. Në garë përqendrimi është i rëndësishëm, sidomos në çaste të vështira. Është i talentuar, është i shpejtë, por nuk e shoh gjithnjë të përkryer në pistë”, ka shtuar Marc Marquez. “Ndaj besoj se Dovizioso ka karakteristikat për të qenë kampion, pasi është konstant dhe ka përvojë. Ai e meriton të shpallet kampion, pasi ka vite që duelon për titullin me mua. Nëse nuk bën gabime, e fiton titullin”, ka shtuar Marquez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autor: Julio Cortazar Përkthyes: Maksim Rakipaj   Çka më pëlqen…