Marquez: Nuk do të jem më ai piloti i dikurshëm

16 prill 2021 | 18:18

“Kanë qenë muaj të vështirë por, më në fund, erdhi çasti të zbres në pistë. Ndiej fluturat që më lëvizin në stomak. Gjithsesi, ka ardhur koha të argëtohem sërish, të rikthehem në MotoGP”.

Ka qenë ky komenti i pilotit spanjoll të Honda, Marc Marquez, që pas nëntë muajsh do të rikthehet në pistë këtë fundjavë, në garën që zhvillohet në Portimao.

“Nuk do të jem ai pilot i dikurshëm, kam nevojë për pak kohë. Do të jetë një proces i gjatë për t’u rikthyer Marcu i dikurshëm, sidomos nga ana psikologjike”, ka thënë Marquez, që i trembet ndonjë rrëzimi tjetër.

“Ndihem si në ditën e parë të shkollës, nervoz dhe janë ndjesi që nuk i përjetoja që nga viti 2008. Gjithsesi, jam i kënaqur që rikthehem. Jam optimist dhe realist, duke shpresuar që t’i ngjis shkallët një e nga një”, ka shtuar Marquez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.04.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…