Marquezi e fitoi titullin e tetë në karrierë

06 tetor 2019 | 13:51

Marc Marquez është kampioni i botës për vitin 2019, pasi spanjolli siguroi matematikisht titullin në fitoren në pistën e Tajlandës.

Marquezi fitoi titullin e tetë në karrierë dhe të gjashtin në MotoGP. Skuadra e Hondas erdhi me një strategji fantastike në pistën e Tajlandës, pasi Marquezi pati një duel të fortë gjatë garës me Quartararon. Ky i fundit kryesoi garën pothuajse gjatë gjithë kohës, por në fund, në xhirot e fundi, kampioni i botës tregoi zgjuarsinë e tij dhe me eksperiencë i mori fitoren nga duart.

Vinales plotësoi treshen e podiumit, ndërsa në vendin e katërt u rendit Dovizisio, Rossi e mbylli garën i teti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian,…