Marquezi: Kisha frikë, mund të rrëzohesha pas çdo kthese

13 shtator 2021 | 21:34

Marc Marquez (Honda) u klasifikua i dyti në garën e MotoGP zhvilluar në pistën e Aragon, pas një dueli rrotë më rrotë në tri xhirot e fundit me italianin Francesco Bagnaia (Ducati).

Një duel i jashtëzakonshëm mes dy pilotëve, me spanjollin që tentoi disa herë ta parakalonte rivalin italian, që kundërpërgjigjej menjëherë.

Marquez, që këtë sezon u rikthye pas nëntë muajsh pushim dhe tri operacioneve në shpatull, u shpreh: “Po mundohem ende të gjej formën më të mirë. Jam i kënaqur me vendin e dytë, pasi isha në limitet e forcës fizike. Në atë betejë kisha frikë se mund të rrëzohesha në çdo kthesë, pasi nuk kisha më forcë. U përpoqa të fitoj, por Bagnaia reagoi shkëlqyeshëm. Jam i lumtur për podiumin. Një tjetër rezultat i mirë në këtë sezon të vështirë”, ka shtuar Marquezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesoresha Erjona Rama është kandidate e Nismës Socialdemokrate për në…