Marquezi: Koha për hakmarrje, nuk ka më gabime

02 maj 2019 | 11:39

Botërori 2019 në Moto GP do të nisë këtë fundjavë etapën e tij të parë në “kontinentin e vjetër”, në pistën spanjolle të Jerezit.

Pas rrëzimit tri javë më parë në Teksas, kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez, u shpreh se në shtëpinë e tij nuk do të ketë më vend për gabime. Objektivi i tij i vetëm është fitorja dhe festa me tifozët. “Jerezi është gjithnjë një garë speciale, pasi është e para në Evropë dhe dua ta fitoj. Për më tepër që aty kam gjithnjë mbështetjen e shumë tifozëve spanjollë. Nuk dua t’i zhgënjej dhe nuk do të dështoj. Në Teksas bëra një gabim idiot, që nuk do të përsëritet më”, ka thënë Marquezi.

“Unë synoj fitoren, ndërsa kryesimi mund të vijë edhe gradualisht, nga gara në garë. Në Jerez vij për t’u hakmarrë pas rrëzimit në Teksas. Do të shfrytëzoj në maksimum çdo pjesë të pistës për të fituar”, ka deklaruar Marquezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka kërkuar një shtesë…