Marquezi triumfoi në San Marino, titull shumë afër  

15 shtator 2019 | 15:29

Marc Marquez me Hondan e fitoi garën e Çmimit të Madh të San Marinos në Moto GP, suksesi i shtatë sezonal për pilotin spanjoll, i  cili konsolidon kreun e renditjes. Në pistën e Misano, Marquez priti xhiron e fundit për të nisur sulmin ndaj francezit Fabio Quartararo, duke e parakaluar dhe korri suksesin numër 77 në karrierë.

Quartararo, që mori kreun e renditjes pas xhirove të para, e dominoi garën në shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputet. Për më shumë se 10 xhiro ai dhe Marquez qëndruan në krye të shkëputur nga rivalët. Marquez nuk tentoi asnjëherë ta parakalojë, por këtë gjë e realizoi me sukses në xhiron e fundit, duke korrur një fitore të vështirë.

I treti u rendit spanjolli Maverick Vinales me Yamaha. Edhe pse e nisi garën i pari, shpejt ritmi i Vinales ra. Pas tij u rendit legjenda Valentino Rossi me motorin tjetër Yamahas. Kjo është gara e tretë radhazi ku Rossi klasifikohet i katërti. Pas tij u renditën dy pilotë të tjerë italianë, Morbidelli dhe Dovizioso, që në pistën e shtëpisë nuk arritën të fitojnë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Euroatlatnike, Milaim Zeka, ka thënë se PDK…