“Marrëveshja Beograd dhe Prishtinë?!”, Edi Rama kërkon sqarime nga OKB-ja

21 mars 2023 | 22:32

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për një reagim të OKB-së në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që është cilësuar si “marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë kërkon shpjegime nëse bëhet fjalë për një gabim serioz apo lapsus.

“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SP OKB-së nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Vela, shef stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës…