Marrëveshja LV – LDK duhet të bëhet

14 dhjetor 2019 | 08:40

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka shprehur optimizëm se marrëveshja për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihet.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”,  ai ka thënë se një gjë e tillë është në inertes të vendit, prandaj edhe marrëveshja duhet të bëhet.

Ai e ka kritikuar LDK-në për kërkesat në këto bisedime. Sipas Lajçit, partia e Isa Mustafës duhet të jetë më fleksibile në këto bisedime dhe të mos ndalet në disa poste.

Zyrtari i LV-së ka treguar se posti i presidentit të ardhshëm është duke e vështirësuar marrëveshjen mes këtyre dy subjekteve politike.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që kompanitë sa vijnë e po i kushtojnë më…