Marrëveshja për energjinë, Lista Serbe: Prisnim që të vinte ‘Elektroseveri’, filiali i ‘Elektroprivreda Srbije’

21 qershor 2022 | 16:32

Lista Serbe ka bërë një reagim pas dakordimit të Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar marrëveshjen për energjinë.

Sipas kësaj partie, marrëveshja parandalon mundësinë që të “pushtohet nënstacioni në Vallaq”.

Madje në reagimin e Listës Serbe është thënë se serbët s’kanë ikur nga përgjegjësitë e tyre, anipse katër komunat veriore s’e kanë paguar rrymën për 23 vjet me radhë.

“Populli serb asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësive, por ne kemi kërkuar që kjo të bëhet në përputhje me marrëveshjen, përkatësisht ‘Electrosever’, kompania si motër e ‘Elektroprivreda Srbije’. Në të njëjtën kohë, marrëveshja e sotme pamundëson pagesën retroaktive. Nga ana tjetër, kompania e re ‘Elektrosever’ do të ketë një sistem energjetik në veri me garanci të Bashkimit Evropian në duart e saj”, është thënë në reagim.

Më tutje, Lista Serbe, ka thënë se punëtorët e “Elektrokosmetit”, në veri do të punësohen në kompaninë e re.

“Theksojmë se do të punësohen të gjithë punëtorët e ‘Elektrokosmetit’ në veri, si dhe planifikohet rekrutimi i punëtorëve të rinj në kompaninë e re, e me këtë edhe mbijetesa dhe qëndrimi në këto zona”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ramiz Sadikut ka triumfuar në finalen e “play-off”-it…