Marrëveshja për tunelin Prizren-Tetovë, Aliu: Financimi do të ndahet proporcionalisht

12 janar 2024 | 15:22

Kosova dhe Maqedonia e Veriut të premten kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren – Tetovë.

Me këtë rast, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se financimi i këtij projekti, përfshirë tunelin në rrugën Prizren – Tetovë do të ndahet proporcionalisht.

“Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse. Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes Republikës tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Postimi i plotë i Aliut:

Një tjetër hap i rëndësishëm përpara për rrugën Prizren-Tetovë

Sot në Shkup, nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes Republikës tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, si lidhje e dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, gjithashtu mundëson krijimin e një korridori rrugor të ri me ndikim në skenën rajonale të Ballkanit, duke i lidhur jo vetëm Prizrenin me Tetovën, por edhe Prishtinën me Durrësin dhe Tiranën, përmes autostradës “Ibrahim Rugova”.

Falënderoj ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, nga Maqedonia e Veriut, Blagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministrat Bekim Rexhepi dhe Hysen Durmishi, si dhe të gjithë ekspertët e ndryshëm, për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të pamohueshëm në arritjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit.

Kontributi i gjithsecilit është jetësor për zhvillimin dhe suksesin e këtij projekti, i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendeve tona si dhe integrimin rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Rumanisë U21, Daniel Pancu, ka thënë se ndikimi…