Marrëveshje për realizimin e projekteve në sektorët e kulturës, rinisë dhe sportit

29 janar 2019 | 11:54

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional në mënyrë që të përforcohen kapacitetet intelektuale, kulturore e sportive të rinisë sonë.

Secila palë, duke iu përmbajtur detyrave dhe qëllimeve të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Kosovës, pajtohet që të inkurajojë dhe promovojë bashkëpunimin në këto fusha: Shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e ndërsjellë për projektet rreth rinisë, kulturës dhe sportit; Aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim grumbullimin e donacioneve ndërkombëtare për projektet që promovojnë kulturën dhe sportin; Angazhimin e përbashkët rreth ecurisë dhe mbajtjes së garave sportive, të diturisë dhe kreativitetit kulturor si në nivelin shkollor, komunal dhe atë qendror; Ndërhyrjen në infrastrukturën sportive duke ofruar bashkëpunim në zhvillimin e garave.

“Secila palë angazhohet që me qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshje, të ofrojë bashkëpunimin dhe mbështetjen profesionale, logjistike dhe asistencë financiare për zbatimin e projekteve nga fushat e parapara të bashkëpunimit”, është bërë me dije në njoftimin e Komunë së Prishtinës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mr. Shefki Stublla (“Mbresa nga Stambolli dhe Bursa” (udhëtim studimor…