Marrëveshjet e Procesit të Berlinit, Szunyog: Shpresoj në ratifikim të shpejtë nga Kuvendi

09 shkurt 2023 | 11:50

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se është i gëzuar që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

Ai në një postim në “Twitter” shkruan se shpreson në një ratifikim të shpejtë nga Kuvendi.

“Gëzohem të shoh që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve nga Procesi të Berlinit për lirinë e lëvizjes dhe njohjen e kualifikimeve profesionale dhe akademike në Ballkanin Perëndimor. Pas miratimit të projektligjeve nga Qeveria, shpresoj në një ratifikim të shpejtë nga Kuvendi”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Qeveria dje ka miratuar Projektligjet për ratifikimin e Marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve dhe Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Kervan, deputet i Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar…