Marseille interesohet për Hysajn

11 janar 2021 | 21:41

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është afër largimit nga Napoli pas pakënaqësive që ka pasur në klubin italian.

Kontrata e mbrojtësit “kuqezi” skadon në fund të edicionit me Hysajn që nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me napolitanët.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, klubi francez i Marseilles ka shprehur interesim për Hysajn. 26-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Empoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident në Turqi për pak sa nuk ka qenë…