Martinezi në shitje, Interi kërkon 70 milionë euro

26 korrik 2021 | 21:40

Interi mund të shesë sulmuesin Lautaro Martinez gjatë verës nëse do të mbërrijë një ofertë e ngjashme me atë të Achraf Hakimit, i cili u largua te Paris Saint-Germain.

E ardhmja e sulmuesit është ende në dyshim dhe qëndrimi i tij te Interi nuk është aspak i sigurt.

Kontrata e tij skadon pas tre vitesh, por ende nuk ka marrëveshje me Interin për rinovimin. Vetë agjenti i tij ka konfirmuar se nuk përjashtohet largimi dhe e reja është se edhe Interi e mendon shitjen e tij. Madje i ka caktuar edhe çmimin.

“Sky Sport” në Itali raporton se çmimi i vendosur për kartonin e tij arrin në 70 milionë euro.

Klube të shumta janë interesuar për Lautaro Martinez, duke filluar nga Barcelona, që e ka pasur  prioritet sezonin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futollisti i njohur Qëndrim Dautaj është futbollist i ri i…