Martinezi: Nuk largohem nga Interi

12 maj 2021 | 11:41

Lautaro Martinez nuk ka ndërmend që të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi argjentinas në një intervistë që ka dhënë së fundmi për gazetën “Libero” ka konfirmuar se do ta vijojë aventurën me zikaltrit, me ose pa Conten.

“Në momentin që po kalojmë, e kam të qartë, do të flas me skuadrën dhe do të gjejmë një zgjidhje. Duhet ta kuptojmë të gjithë së bashku. I nervozuar? Përse duhet të jem, në të vërtetë ne jemi shumë të qetë. Jemi shumë të përqendruar në fushë. Shpresoj që Conte të qëndrojë, në këto dy vjet të gjithë kemi bërë hapa përpara. Ai më pëlqen, por edhe nëse do të largohet unë jam një futbollist i Interit dhe punoj për këtë klub”, ka thënë Martinez.

Lautaro sezonin e kaluar u kërkua me ngulm nga Barcelona, por duket se tashmë është i bindur nga projekti i zikaltërve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me…