Masakra e Rezallës, si u ekzekutua 14-vjeçari ‘shpëtimtar’

05 prill 2024 | 21:36

Një nga 98 të vrarët në masakrën e Rezallës, më 5 prill 1999, ishte Burimi, 14 vjeç.

Ditën fatkeqe, ai shkoi të provojë mos po mund ta shpëtojë nga ekzekutimi babain e tij, i cili me një grup tjetër të shqiptarëve, ishin marrë dhunshëm nga forcat serbe.

Masakra e Rezallës është ndër më të rëndat e luftës së Kosovës për shkak të mënyrës si ishte kryer ajo.

Trupat e të pushkatuarve dhe të masakruarve në Rezallë ishin tentuar të fshehën. 44 nga ta janë dërguar në Serbi ndërsa 41 prej tyre u gjetën në varreza masive të këtij vendi.

Kësaj masakre, në të cilën u vranë edhe të moshuar mbi 90 vjet, mbijetuan vetëm tre persona, Ismet e Sait Rukolli dhe Misin Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me thirrjen e…