Masakra në burgun e Dubravës, Krasniqi: Shteti serb i Millosheviqit zbatoi planin për spastrim etnik në Kosovë

22 maj 2024 | 16:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar të rënët në masakrën në burgun e Dubravës.

Ai ka thënë se masakra e Dubravës është shembulli që tregon se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit ka zbatuar planin gjenocidal të spastrimit etnik në Kosovë.

“25 vjet më parë, prej 19 deri 24 maj 1999, forcat kriminale serbe ekzekutuan për disa ditë me radhë 160 të burgosur në Burgun e Dubravës, ndërsa plagosën mbi 300 të tjerë.  Masakra e Dubravës është shembulli që tregon se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi planin gjenocidal të spastrimit etnik në Kosovë.  Rrëfimet e të mbijetuarve të kësaj masakre janë dëshmi e gjallë të një krimi që nuk guxon të harrohet asnjëherë.  Sot, duke nderuar kujtimin për të gjitha viktimat e kësaj masakre, kërkojmë drejtësinë e munguar për ta dhe familjet e tyre.  Asnjëherë më! Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Cameron po kthehet herët nga një udhëtim në Shqipëri…