26 VJET NGA TUBIMI I MADH PËR AMERIKËN NË GJILAN

31 maj 2026 | 16:26


Ismet Sylejmani

Sot, më 31 Maj 2026, mbushën 26 vjet nga tubimi i madh për Fuqinë Planetare në Kosovë që u mbajt në Gjilan!

Ishte një ngjarje e veçantë e pasluftës që shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Gjilanit dhe të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për mbështetjen vendimtare që Ajo i dha lirisë dhe çlirimit të Kosovës nga okupimi serb!

Ai tubim mbetet dëshmi e lidhjes së fuqishme të popullit shqiptar të Kosovës në përgjithësi dhe të Gjilanit në veçanti me Amerikën, me aleaten e madhe të lirisë, çlirimit, demokracisë dhe të drejtës së popujve për të jetuar të lirë e të pavarur!
Në kujtesën e shumë pjesëmarrësve, ai ishte një manifestim i madh respekti, falënderimi, nderimi dhe besimi në aleancën dhe miqësinë e përhershme shqiptaro-amerikane!

Kujtesa për atë ditë mbetet pjesë e historisë së Gjilanit liridashës dhe e historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur nga Serbia pushtuese!

Lavdi gjakut të derdhur për liri!

Rroftë miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Rroftë populli shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Ish-Kryetar i Këshillit Organizatitv të tubimit: FUQIA PLANETARE NË KOSOVË,
Gjilan, 31 Maj 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ponoshec të Rekës së Keqe në Gjakovë është bërë…