Mascherano javën e ardhshme largohet nga Barcelona

17 janar 17:16

Futbollisti argjentinas Javier Mascherano do të luajë të enjten e ardhshme kundër Espanyolit në Kupën e Mbretit, në ndeshjen e fundit në fanellën e klubit, raporton Mundo Deportivo.

Mascherano pas shtatë vjet e gjysmë dhe 17 trofe të fituara, në mesin e të cilëve katër kampionate spanjolle dhe dy Liga të Kampionëve, do të largohet nga Barcelona për të kaluar në radhët e Habei nga Kina, në transferin e vlefshëm 10 milionë euro.

Futbollisti, i cili ka luajtur 203 takime për Barcelonën, do të ketë pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh, transmeton “kp”.

Ai para Barcelonës ka luajtur edhe në Liverpool, West Ham, Korinthians dhe River Plate.

Për reprezentacionin e Argjentinës ka luajtur 141 ndeshje dhe ka shënuar tri gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë nga Kosova “Palma”, “Albed” dhe “Berto” po marrin pjesë…