MASh-i: Sot është ditë pune, institucionet arsimore ta realizojnë plaprogramin mësimor

30 nëntor 11:59

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka bërë me dije se dita e sotme do të jetë ditë pune, përkundër reagimeve që në këtë ditë të pushohet.

Nga kjo ministri kanë ftuar të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor.

Njoftimi i plotë për medie i MASh-it:

Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë.

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar.

Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor.

MASh, po ashtu, iu bënë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga…