Mashtrimi i madh

06 tetor 2020 | 12:05

Faton Abdullahu

Tash plot një vit qytetari i Kosovës është viktimë e një mashtrimi të madh që ka ndodhur me një fushatë ku nuk thuhej e vërteta, ku gjysmë e vërteta kamuflohej qëllimshëm, dhe thjeshtë më pas me një koalicion ku e vërteta ishte viktima e parë. Koalicioni LV-LDK dështoj turpshëm dhe dëmshëm, por që të dy këto subjekte me arrogancë mospërfillëse, pa as më të voglën keqardhje, vazhdojnë ta fajësojnë njëra tjetrën, por edhe të tjerët, për dështime, por asnjëherë veten e tyre.

LV-ja nuk ka qenë aspak e sinqertë, as me veten as me qytetarin, sepse me LDK-në të cilën e ka fajësuar pandalshëm si njërën nga fajtoret kryesore për të gjitha dështimet tash e 20 vite, bëri koalicion për ta ngjall çlirimin dhe shpresën e munguar. Ajo fitoj vota me premtimin se do ta luftoj korrupsionin, por me pas mbeti duke u ankuar se të korruptuarit e rrëzuan. Ajo nuk morri vota, as edhe një, të na prish me amerikanët, por e bëri mu këtë duke e keqpërdor forcën e atyre votave. Për të gjitha dështimet doli se askush në LV nuk pati faj, faji duhej të ishte jashtë LV-së, për ta krijuar tani një kauzë të re, po ashtu të pasinqertë se, në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë shumicën, të vetëm.

LDK-ja në anën tjetër ofroj znj. Osmani si ofertë të veten kryesore politike për zgjedhjet e 6 tetorit, që të duket e natyrshme, lidhja e saj panatyrshme me LV-në. Kjo u bë pos tjerash që tu zgjatet jeta politike atyre që në LDK-në duhet tu perëndonte kjo jetë e gjatë politike. Znj. Osmani e dinte se është e vetmuar, se është kundër të gjithëve dhe kjo nuk ka as logjikë as drejtësi politike, por shpresa  se do të fitoj ja turbulloj prirjen për të vlerësuar drejtë. Ajo ishte një mini LV brenda LDK-së, këtë e dinin të gjithë në LDK. Mirëpo qëllimi për tu shpërla nga akuzat e vazhdueshme që ja bënte sidomos LV-ja, LDK u prezantua ndryshe që ti përshtatet partnerit të ri LV-s.

Ky ishte ‘Mashtrim i madh’ që dhezi, po nuk zgjati. Sot jemi këtu ku jemi, me Qeveri sot për nesër, jo unike, me të cilën nuk i menaxhojmë si duhet shumë procese, sidomos pandeminë, e nga krejt kjo më së shumti pëson qytetari. Jemi shumë të përçarë, me çka në përballje me Serbinë kurrë nuk kemi qenë më të dobët. Për të gjitha këto faj ka politika që ndërtohet pa parime e që asaj kurrë nuk i kanë munguar ato më shumë se me 6 tetorin e vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka paraqitur para…