Mashtron shitësi, merr 15 mijë euro, s’ia jep veturat blerësit

01 janar 2023 | 21:35

Një burrë nga Peja kishte bërë marrëveshje verbale me një mik nga Gjermania javën e fundit të nëntorit.

Nga shteti që kryeqytet ka Berlinin do të vinin një veturë e tipit BMW dhe një tjetër Audi. Mirëpo shitësi nuk iu lajmërua më blerësit, megjithëse i mori një pjesë të parave nëpërmjet xhirollogarisë bankare.

Këta kishin lënë takim te shtëpia e të dëmtuarit, ku kishin biseduar që t’ia sillte dy makinat dhe ia kishte dërguar 15.000 euro, nga 30, 000 sa do t’ia jepte gjithsej, njofton Klankosova.tv.

Televizioni ka kontaktuar me viktimën, mirëpo i njëjti nuk ka dashur të prononcohet para kamerës për rastin.

Prapa saj ka thënë se këtë ia ka lënë në dorë organeve të rendit dhe se megjithëse nuk ia ka dalë të kontaktojë me të dyshuarin, pasiqë e njeh, pret që do ta mbajë premtimin.

E nga Policia në Pejë bëjnë me dije se i dyshuari nuk është hasur ende dhe se kanë nisur hetimet për rastin që është cilësuar si mashtrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shënimi i Viti të Ri solli edhe lëndime tek qytetarët…