Mashtruesi i marrë peng!

10 shtator 15:52

Shkruan: Hisen Berisha

Kur bëhet një deklarim i tillë nga ana e një të deleguari në  bisedimet për pavarësinë e Kosovës, se “është e nevojshme një shkallë e caktuar autonomie për serbet e Kosovës”, kjo deklaratë duhet të na vë në alarm, shto faktin se z. Wolfgang Petritsch, e di se janë bërë kompromise të dhimshme dhe të mëdha për pavarësinë, tregon se ku e solli vendin, vonesa në proces, nga Albin Kurti. 

Se statusquoja është në dëm të Kosovës dhe vetëm në interes të Rusisë e Serbisë, ka paralajmëruar edhe DASH, kohë më parë, duke berë presion politik  diplomatik për mbylljen e procesit.

Po të ishte mbyllur çështja e Kosovës që në vitet, 2016-2017-2019 nuk do të kishte ardhur deri te ky propozim, ngase u mbyllte me asisacionin sipas vendimit të gjykatës kushtetuese. 

Por, kallja e parlamentit me kauza të rreme, e la Kosovën pa e mbyllur procesin e  shtetësisë, kurse refuzimi të zbatoj apo zbatimi selektiv i Marrëveshjes së Washingtonit, i la pa i mbyllur bisedimet Kosovë – Serbi, me njohje reciproke.

Marraveshja në Shtëpinë e bardhë është çelësi i zgjidhjes së problemit historik shqiptaro – serb, dhe SHBA-të nën autoritetitn e palës garantuese duhet ti detyrojë për zbatim.

Ndërsa, Kryemknistri Kurti, me retoriken e tij prej mashtruesi patologjik, po mundohet ta kamufloj tradhëtinë ndaj Kosovës, me  “traktate mossulmimi” me Serbinë, me formulime si “njohja në qendër”, shpëtim nga “thikat mbi harta” etj. 

Politika e zhbërjes së Kosovës “shtet i pavarur”, po rrëshqet nga Asociacioni, drejte opsioneve tjera që po shfaqen në sfondin e diplomacisë evropiane. 

Riformatimi i dialogut, si prioritet “jo relevant” i qeverisë Kurti, mosimplementimi i marrëveshjeve të arritura me garancë ndërkombëtare të SHBA-ve, do na përballë tani përtej asociacionit kushtetues, me opsionin e “dy gjermanive” (që si opsion u arrit në mes dy shteteve të ndara dhunshëm dhe me synim ribashkimi, pra një rast “sui generis” për Gjermanitë.

Si i tillë ky opsion mund të vlejë në mes Kosovës e Kosovës lindore, Sanxhakut, Malit të zi apo Shqipërisë me Çamërinë/Greqinë apo me Iliridën/Maqedoninë); tani opsionin e z. Petritsch si “autonomi e zgjeruar vetqeverisëse”; ndërkohë që negociatorët e tradhëtisë kombëtare në dhe rreth qeverisë Kurti, po çëmtojnë për “alternativen e tretë” siç e cilësuan debatikasit neokomunist, idenë e tyre për zgjidhje autonomiste për veriun, përvoj që nuk i mungon kryementorit të Kryeministrit për negociata, në trajten e një “autonomie kulturore, ekonomike, e segmente tjera që do i nxjerrë në shesh vonesa e qëllimshme në proces. 

Zhvillimet baltiko-aziatike me fokus në Ukrainë, antiamerikanizmi dhe antibritanizmi evropian, po tregon se diplomacia e të “fuqishmeve” të Evropës ka mbetë një mirazh, të cilën e determinon fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Rusisë dhe Serbisë në kontekst rajonal/kontinental. 

Prandaj, në planin e politikës së jashtme, nxjerrja e Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar dhe Amerika, e vendosja nën ndikimin e Gjermanisë e Frances, direkt shkon në favor të Rusisë.

Kjo linjë e komunikimit të Albinit me diplomacinë botërore, shpalos kjartas lidhjet e tij me rusët. 

Ajo çfar mund të lexohet në këto mbi 20 vite kundërshtim e pengim të çdo arritjëje në Kosovë, si dhe dy viteve qeverisje dekadente, është falimentimi ekonomik dhe politik i shtetit të Kosovës. 

Kjo ndodhi edhe me dy marrëveshjet anti kushtetuese të arritura sëfundmi në Bruksel, tek ajo për energjinë, përmes “Udhëzuesit për implementim” që veriun e nxjerrë jasht sustemit energjetik të Kosovës dhe çdo kontestim e bartë nga ZRRE, në arbitrazhin e BE dhe tek ajo për “levizje të lirë”, me dokumentet e identitetit që lëshohen nga Serbia për qytetarët kosovar rezident në njesitë administrative teritotiale, brenda Kosovës. 

Heqja e letres përcjellëse të ID-letërnjoftimit, që tregonte Hyrje-Daljen nga Kosova në Serbi, dhe anasjelltas, në një pikëkalim kufitar/doganor, si substitut i Pasaportës (që Serbia nuk ia njeh Kosovës si identitet shtetëror) e përligj pozicionin e Kosovës në kushtetuten e Serbis.

Kjo përbën tradhëti kushtetuese, ashtu siç edhe riformatimi/mos implementimi i çdo marrëveshje të arritur me garancën ndërkombërare të SHBA. 

Edhe, për “kornizën e re” të bisedimeve, siç po trumbetohet nga pala serbe, ideuar nga përfaqësuesit e të “fuqishmëve të Evropës, shtrohet peyetja, çka? Si do bëhet kjo?

Me asociacion, me autonomi, me çfarë koncesionesh po mbyllet shpejtë, kapitulli i bisedimeve?!

Çdo ditë të qëndrimit të këtij mashtrusi patologjik, e tradhëtori të marun peng nga e kaluara e tij, nga mafia ruse në Ballkan, bashkëveprimtarët e Bin Ladenit si Osman Atalai dhe muxhahedinët e Iranit, po qon drejtë “zhbërjes” së Kosovës si shtet funksional dhe “kthimin nën Serbi apo të Serbisë në Kosovë”. Koha e fundit që Albin Kurti të ik!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Ata që udhëtojnë jashtë vendit duhet të…