Policia kufitare e Kosovës ka BMS+PISCES, e Shqipërisë TIMS+PISCES. Siguria nacionale mbi të gjitha!

10 shtator 2022 | 15:33

Shkruan: Agron Hoti

Ata që udhëtojnë jashtë vendit duhet të kalojnë nëpër pikëkalime kufitare. Aty duhet dorëzuar pasaportën apo letërnjoftimin. Polici kufitar e merr pasaportën ose letërnjoftimin, të shikon në sy dhe e vë atë mbi një skaner.

Ai skaneri në Kosovë është i lidhur me dy sisteme elektronike: 1. Me Border Management System (BMS) të financuar nga BE, dhe 2) Personal Identification Secure Comparison and Evaluation System (PISCES) të financuar nga SHBA.

Të dyjat (BMS+PISCES) transmetojnë të dhëna në kohë reale në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMF) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në QKMF ulen 24/7 Policia kufitare, Doganat, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit dhe agjenci tjera dhe monitorojnë me kamera të gjitha pikëkalimet kufitare në Kosovë.

Nëse si qytetar je i kërkuar nga institucionet e Kosovës apo ato ndërkombëtare Skaneri i policisë kufitare jep sinjal për të të ndaluar menjëherë që mos të hysh apo dalësh nga Kosova.

Ky Skaner (BMS+PISCES) është i lidhur me Agjencinë e Regjistrit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vërtetuar të dhënat e pasaportës apo letërnjoftimit. Në të ardhmen ky Skaner pritet të lidhet edhe me Gjykata, Prokurori, ATK, Ministri të Jashtme (seksioni i vizave) dhe me Qendrën e Regjistrimit të Veturave (leximi elektronik i targave). Ky është një standard i BE-së siç funksionin Schengen Information System (SIS).

Kosova është në rrugë të mirë drejt SIS-it.
Kurse Shqipëria në pikëkalime kufitare e ka sistemin Total Information Management System (TIMS) dhe PISCES. Edhe Shqipëria është në rrugë të mirë drejt SIS-it.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri në momentin kur hakohen këto sisteme, atëherë automatikisht cenohet siguria kombëtare.

Hakimi i këtyre sistemeve shkakton kaos nëpër pikëkalime kufitare duke krijuar radhë të gjata pritjeje. Shqipërisë i është hakuar ky sistem dhe kjo lidhet me sulmet e mëhershme kibernetike të Iranit në Shqipëri si hakmarrje tanimë ndaj ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Nëse vërtetohet prapë se ka qenë Irani, atëherë Perëndimi do t’i japë një përgjigje të ashpër Iranit. A.H.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Daut Dauti Të gjithë historianët seriozë pohojnë se Mustafa…