Matoshi, Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse

09 gusht 2022 | 16:31

Analisti politik, Halil Matoshi, ka shkruar të martën se Serbia më 10 qershor 1999 në Kumanovë e ka nënshkruar kapitullimin  si kjo rrjedhojë e intervenimit të NATO-s.

Rrjedhimisht, Matoshi ka thënë se “Kosova tashmë i detyrohet aleancës euroatlanatike”.

Deklarata e Matoshit vjen pasi kryeministri i Kosovës të hënën ka deklaruar se “mund të ketë konflikt me Serbinë”, kjo pasi “pas Serbisë qëndron Putini”.

“Lidershipi kosovar i detyrohet këtij misioni të NATO-s me u përmbajt nga deklaratat nxitëse e me shpërnda mesazhe paqeje e sigurie! Sepse liria e Kosovës âsht shpagim për vuejtjet e përjetueme e jo për vuejtje të shkaktueme tjetrit”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loja shpërblyese e Nimi TV e udhëhequr nga prezantuesi i…