Matthaus: Bayerni më i dobët se vjet

16 janar 2021 | 18:55

Lothar Matthaus është gjithmonë origjinal në mendimet e tij. Ish-futbollisti i madh gjerman, në një prononcim për Sky Sport Germany, ka kritikuar drejtuesit e Bayern Munchen në lidhje me merkaton.

“Dua të them të vërtetën dhe të shpreh një kritikë ndaj drejtuesve të Bayernit. Kanë humbur tre futbollistë të rëndësishëm me largimet e Coutinhos, Perisic dhe Thiago Alcantara. Po flasim për futbollistë cilësorë, të cilët i jepnin ritëm dhe thellësi skuadrës. Bayerni ka humbur shumë me largimet e tyre, një gjë e tillë do të vihet re në sezonin e gjatë dhe plot angazhime. Të them të drejtën, kontingjenti i lojtarëve të Flick nuk më duket ai që ishte më parë, Bayerni është më i dobët sot”, deklaron legjenda e futbollit gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14 persona kanë humbur jetën nga Covid në Maqedoninë e…