Mattisi akuzon Putinin për shkelje të Traktatit të kontrollit të armëve

02 dhjetor 2018 | 14:07

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka kritikuar fuqishëm presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar për mashtrim dhe përfshirje në traktatin kryesor të kontrollit të armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe për pakujdesinë e treguar javën e kaluar në konfrontim me Ukrainën.

Në komentin e tij, Mattisi ka thënë se Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e Kongresit të muajit të kaluar.

“Ne po përballemi me dikë që nuk mund t’i besojmë”, ka thënë Mattisi gjatë fjalimit të tij.

“Nuk ka dyshime se marrëdhëniet janë përkeqësuar”, ka thënë ai, raporton “Rel”.

Mattisi, po ashtu ka diskutuar edhe për frenimin e konfontimit me Rusinë në të ardhmen.

“Kjo është një situatë mjaft komplekse sepse zoti Putin si duket mëosn shumë ngadalë. Ai nuk po e kupton se po i bën dëm popullit të vet dhe nuk po vepron në përputhje me interest e rusëve si dhe po e detyron NATO-n të riarmatoset”, ka theksuar Mattiso.

Sekretari i Mbrojtjes ka përmendur edhe Traktatin e vitit 1987 të njohur si INF, për të cilën Uashingtoni ka akuzuar Moskën për shkelje të tij.

Moska kishte mohuar akuzat për shkelje të Traktatit. Mattisi nuk përmendi nëse presidenti Donald Trump do të tërhiqet nga traktati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Betisi sot në La Liga e mposhti skuadrën e…