Mattisi: Përdorimi i armëve kimike në Siri, veprim i pamatur

11 mars 2018 | 16:52

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka paralajmëruar Sirinë, se përdorimi i armëve kimike nga qeveria siriane do të ishte “veprim shumë i pamatur” derisa ka cituar raporte të pakonfirmuara për sulme me gaz klori në Gutan Lindore, transmeton “Reuters”.

Ai ka kritikuar edhe mbështetjen ruse për Damaskun.

Mattisi ka kërcënuar se do të ketë hakmarrje kundër forcave siriane nëse konfirmohet përdorimi i gazit të klorit.

“Përdorimi i armëve kimike është veprim shumë i pamatur. Mendoj se presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë shumë të qartë këtë në administratën e tij”, ka thënë Mattisi para një numri të vogël të gazetarëve, para se të arrinte në Oman.

Mattisi ka thënë se nuk ka të dhëna për përdorim të armëve kimike, mirëpo ka dëgjuar për shumë raporte lidhur me përdorimin e gazit të klorit.

Shpëtimtarët dhe aktivistët opozitarë në Gutan Lindore kanë akuzuar Qeverinë për përdorim të këtyre armëve gjatë ofensivës në këtë pjesë të shtetit.

Qeveria siriane e kundërshton ashpër një gjë të tillë.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka premtuar se do të vazhdojë luftimet në Gutan Lindore, në një prej ngjarjeve më të përgjakshme të luftës.

Sipas aktivistëve, nga luftimet e forcave qeveritare në tri javët e fundit kanë vdekur më shumë se 1,000 civilë.

Mattisi ka thënë se Rusia mund të jetë bashkëpunëtore në sulmet e forcave siriane ndaj civilëve.

Rusia i ka dhënë mbështetje vendimtare qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile afro shtatë vjeçare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka…