Mavraj: Qeveria e Kosovës ta ketë prioritet lirimin dhe jetën e Nezir Mehmetajt

20 shkurt 2020 | 14:36

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dukagjin Mavraj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për lirimin e Nezir Mehmetajt nga Istogu, i cili u arrestua para disa ditësh nga policia e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdare, me urdhër të Gjykatës së Beogradit.

Sipas tij, në kohën kur po flitet për reciprocitet me Serbinë, nuk duhet harruara ata të cilët arrestohen me urdhra të Qeverisë së Beogradit. “Qeveria e Kosovës vazhdon të heshtë për arrestimin e  Mehmetajt, i cili para disa ditësh u arrestua nga policia e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdare, me urdhër të Gjykatës së Beogradit nën pretendimin për ‘krime lufte’. Mehmetaj vazhdon të mbahet padrejtësisht në burg dhe me direktiva të Beogradit, ndërkohë që familjen e tij askush nga Qeveria e Kosovës nuk e ka vizituar dhe as që e ka kontaktuar. Jemi në kohën kur qeveritarët thirren në reciprocitet me Serbinë, ndërkohë që nuk u bie në mend të kërkojnë llogari për Mehmetajn. Ndonëse për këtë qeveri prioritete këtyre ditëve janë emërimet dhe shkarkimet.  Qeveria e Kosovës duhet ta ketë me urgjencë prioritet lirimin dhe jetën e Nezir Mehmetajt”, ka shkruar  Mavraj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca…