Maxhuni, gjyqtar në ndeshjen mes dy skuadrave turke

16 tetor 2019 | 14:31

Gjyqtari i FIBA-s, Dardan Maxhuni, ka pranuar nominim e parë në FIBA Women Euro Cup për edicionin 2019-2020, ndeshje që zhvillohet ndërmjet dy skuadrave turke Bellona Kayseri-Orman Genclik.

Kjo do të jetë hera e parë për të që gjykon një ndeshje të nivelit të tillë. Ndeshja do të zhvillohet më 30 tetor në Turqi.  Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga FIBA Referee Department.

Gjithashtu nga Kosova në garat ndërkombëtare të FIBA-s do të gjykojnë edhe Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Elion Obërtinca.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përmes një komunikate…