May kërkon bisedime të reja me Brukselin për çështjen e kufirit irlandez

21 janar 2019 | 19:27

Kryeministrja britanike, Theresa May u bëri sot të ditur deputetëve se do të rikthehej në Bruksel për të diskutuar çështjen e ”rrjetit të sigurisë” që synon shmangien e rikthimit të një kufiri fizik mes dy Irlandave pas Brexit.

“Do të vijoj gjatë kësaj javë takimet me kolegët e mi përfshirë DUP (e Irlandës së Veriut) për të parë mundësinë e përmbushjes së detyrimeve tona, përfshirë atë për të shmangur rikthimin e një kufiri në mënyrën që të ketë mbështetjen më të madhe të kësaj Dhome”, ka deklaruar May, përcjell “Atsh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…