May planifikon një ‘ofertë të guximshme’ për të arritur mbështetjen për Brexitin

19 maj 2019 | 15:37

Kryeministrja britanike Theresa May, ka thënë se do të prezantojë një ofertë të re më të guximshme tek ligjvënësit, me “një pako të masave të përmirësuara” në tentativën e fundit për daljen nga Bashkimi Evropian me marrëveshje, para se të përfundojë mandatin.

Pas dështimit tri herë radhazi për të marrë aprovimin e Parlamentit për marrëveshjen e Brexit-it, Qeveria britanike tani do të vendos projektligjin, legjislacion që do të vendosë për këtë çështje, para votimit në Parlament në qershor.

“Sido që të jetë rezultati i votimit, unë nuk do të kërkoj nga ligjvënësit të mendojnë sërish. Por, do të kërkoj që të shikojnë marrëveshjen e re të përmirësuar me ‘sy të ri’ dh eta mbështesin”, ka thënë May.

Sipas raportimeve të medieve britanike, May do të konsultohet me kolegët e kabinetit për ndryshimet e propozuara për marrëveshjen e largimit nga blloku, raporton “Rel”.

Rreth 3 vjet pas votimit pro të Britanisë prej 52 për qind në referendumin e largimit nga BE-ja, ende mbetet e paqartë se si, kur apo a do të largohet fare nga blloku që iu bashkua më 1973. Afati përfundimtar për largim është 31 tetori.

Bisedimet e Brexit-it në mes të konservativëve të May dhe laburistëve dështuan të premten. Të shtunën, zëdhënësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer, ka thënë se Qeveria duhet të premtojë mbajtjen e një votimi publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 16:15 do të fillon ndeshja në mes Feronikelit…