Mazreku: Do ta kthejmë qeverisjen e PDK-së në Malishevë

15 tetor 2021 | 15:52

Kandidati i PDK-së për asamble në Malishevë, Alban Mazreku, është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai ka thënë se gjatë fushatës është vërejtur një vullnet i qytetarëve për ndryshimin e qeverisjes në këtë komunë.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Mazreku ka deklaruar se elektorati i PDK-së është më i mobilizuar se kurrë për kthimin e qeverisjes së PDK-së në këtë komunë.

Sipas tij, në zgjedhjet e 17 tetorit kjo parti do të marrë  9 ose 10 asamblistë.

“Epoka e re”: Z. Mazreku, si po e përmbyllni fushatën zgjedhore në Malishevë?
Mazreku: Fushata në përgjithësi ka shkuar mirë dhe për çdo ditë është parë një disponim i qytetarëve për ndryshim në komunën e Malishevës. Është vërejtur një përkrahje qytetare për kandidatin tonë për kryetar, Isni Kilaj, dhe për mua si asamblist. Pra, në bazë të asaj që kemi parë në terren, mund të them se elektorati i PDK-së është më i mobilizuar se kurrë dhe ekziston një frymë shumë pozitive për fitoren e PDK-së më 17 tetor. Në mesin e shumë takimeve që kisha më shumë qytetarë të komunës sonë, unë kam vizituar edhe shumë institucione publike dhe OJQ të ndryshme, ku kam prezantuar programin tonë qeverisës. Në të gjitha këto takime jam zotuar se do t’i mbështes kërkesat e tyre në mandatin tim si asamblist.

“Epoka e re”: Pse qytetarët e komunës së Malishevës duhet ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës dhe listën e kandidatëve për asamble të kësaj partie?
Mazreku: Kandidati ynë për kryetar është personalitet i dëshmuar që nga lufta e fundit e UÇK-së. Ai është profesionist i fushës së ekonomisë dhe njeri i dëshmuar si në luftë ashtu edhe në qeverisjen lokale. Ndërsa, lista e PDK-së për kandidatët për asamble është shumë e pasur. Ajo që e dallon këtë listë nga lista e partive tjera, është profesionalizmi. Në këtë listë janë përfshirë njerëz profesional nga të gjitha fushat.

“Epoka e re”: Cilat janë prioritetet kryesore të PDK-së për komunën e Malishevës, të cilat  i keni shpalosur para qytetarëve të kësaj komune?
Mazreku: Prioritetet kryesore të PDK-së në janë furnizimi me ujë 24 orë për gjithë qytetarët e kësaj komune. Ky është një projekt i gatshëm për kyçje në sistemin e KRU Gjakova. Vlera e këtij projekti është rreth 5 milionë euro dhe mund të realizohet brenda një periudhe 2-vjeçare. Gjithashtu, furnizimi me energji elektrike si dhe në bashkëpunim me KOST-in dhe KEDS-in ndërtimi i një nënstacioni me fuqi 100 kv. Në këtë mënyrë do të kemi stabilitet me energji elektrike në komunën tonë. Po ashtu, prioritet është ndërtimi i parkut të biznesit në ish-aeroportin bujqësor në fshatin Banjë, ku bizneseve vendore dhe të huaja do t’u krijohen mundësi për zhvillimin e bizneseve dhe rritje e numrit të punësuarve në komunën tonë.

“Epoka e re”: Çfarë janë pritje e juaja më 17 tetor. Do të ketë balotazh?
Mazreku: Pritjet tona janë që PDK-ja do të dalë e para në balotazh. Do të jemi të paret me diku rreth 2 për qind para Nismës. Kurse, pas balotazhit kryetari i ri i komunës do të jetë z. Isni Kilaj. Gjithashtu do të kemi edhe numri më të madh të asamblistëve. PDK-ja pritet t’i këtë 9 ose 10 këshilltarë komunal në këtë mandat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Karim Benzema ka treguar se synon ta fitoj “Topin…