Mazreku synon ndryshimin e një komune të vogël por me potenciale të mëdha

29 shtator 2021 | 14:28

Politologut Alban Mazreku është kandidat i PDK-së për Asamble Komunale në Malishevë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në zgjedhjet lokale, ai garon me numrin 20 në listën e PDK-së.

Alban Mazreku, është një djalë karizmatik, i cili synon ndryshimin dhe përparimin e një komune të vogël por që ka potenciale të madh.

Ai ka lindur në vitin 1981, në kohë kur studentët ishin të vendosur të bënin ndryshimin dhe ky fat e përcjell edhe Albanin gjatë jetës së tij deri më tash.

Shkollën fillore Alban Mazreku e kreu në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Rilindja’, ndërsa tani shkolla bart emrin e dëshmorit të kombit “Ibrahim Mazreku”. Shkollën e mesme e kreu në Shkollën “Avdyl Frashëri”, kurse tash shkolla ka emrin e dëshmorit të kombit, i cili ishte dhe mësimdhënës i Albanit, “Hamdi Berisha”.

Gjatë kohës së luftës 1997-1999 Alban Mazreku i shërbeu atdheut të tij.

Në vitet ’98-’99 nën urdhëratë e njerëzve përgjegjës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë një periudhe nën komandën e Komandantit Ibrahim Mazreku, Alban Mazreku bëri roje në pika të ndryshme përreth Malishevës dhe Kravasarisë.

Albani është i martuar dhe ka katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë.

Nga vitet 2003-2006, ai punoi në Organizatën Joqeveritare ‘Këshilli i Prindërve dhe Arsimtarëve’ i Komunës së Malishevës në memoriandum mirëkuptimi me Organizatën Joqeveritare Amerikane CRS(Catholic Relief Service)  me seli në Baltimorë, SHBA. Misioni i organizatës ishte ngritja e cilësisë në arsim në Kosovën e pasluftës.

Studimet i filloi në vitin 2005 në Prishtinë, në departamentin e Shkencave Politike në drejtimin: Adminstratë Publike, dhe i përfundoi ato në vitin 2009.

Pas përfundimeve të studimeve, Alban Mazreku u punësua në Korporatën Energjetike të Kosovës-KEK si analist.  Alban Mazreku në muajt e parë të punës në KEK si analist tregoi rezultate shumë të mira me një përformancë të jashtëzakonshme. Kështu që, ai arriti të bëhej Menaxher në Nëndistriktin me Zonë të Mesme në Komunën e Malishevës.

Nga vitet 2014-2017, Alban Mazreku është shef i departamentit të informimit dhe komunikimit me publikun në Degën e PDK-së në Malishevë.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në kuadër të listës së PDK-së, Albani ka numrin 20.

May be an image of 1 person, eyeglasses and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka…