Mbahen zgjedhjet në Rusi pas protestave të gjata

08 shtator 2019 | 12:26

Rusia po mbanë zgjedhjet lokale të cilat janë “test” për qëndrueshmërinë e Kremlinit, pasi popullariteti i presidentit Vladimir Putin dhe partisë së tij po vazhdon të bie.

Aktivistët liberalë dhe ekspertët politikë janë duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor i cili shkaktoi shumë trazira me anë të protestave të dhunshme në kundërshtim të mohimit të pjesëmarrjes së kandidatëve të pavarur në zgjedhje.

Para zgjedhjeve, Putini kishte zëvendësuar disa kryetarë rajonal për të shmangur përsëritjen e zgjedhjeve të kaluara ku shumë kandidatë të mbështetur nga Kremlini kanë dështuar të fitojnë zgjedhjet.

Gjërat nuk po shkojnë mirë as për Putinin. Sipas sondazheve të besimit publik, në muajin maj presidenti rus ka rënë në nivelin më të ulët për 13 vjet në pushtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supermodeluesja Irina Shayk konsiderohet si një nga gratë më të…