Mbahet ankandi i letrave me vlerë

12 shkurt 2020 | 12:12

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 19 Shkurt 2020 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.  Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 21 vjetorin e rënies heroike, KF Feronikeli e ka…