Mbahet gara e kimisë në Kosovë, fituesit përfitojnë bursë në shkollën Mehmet Akif

09 mars 2019 | 22:05

Sot shkollat Mehmet Akif kanë mbajtur në 19 komuna të Kosovës garën e kimisë. Në të moren pjesë me qindra nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta të cilët provuan veten e tyre me dijet që kanë fituar kimi. Bie në sy pjesmarrja e lartë e nxënësve të Kosovës.

Zv.dejtori i shkollave Mehmet Akif, Nazmi Ulus u shpreh se kjo garë ka kaluar me sukses dhe shtoi se ka ngelur i kënaqur nga interesimi nxënsëve të Kosovës, pavarësisht se gara ishte në një lëndë të vështirë shkencore.

“Si çdo vit edhe këtë vit po organizojmë garat në kimi dhe gjuhën angleze. Këtë vit ishte e 10 herë dhe sot u mbajt gara e kimisë. Testi u zhvillua në 19 komuna të Kosovës. Pati një interesim të madh. Të gjithë nxënësit i falenderojmë. Kurse testi për garën në gjuhën angleze do të mbahet në 16 mars në të njëjtat vende që u zhvillua sot i kimisë. Tashmë janë ditët e fundit që nxënësit të regjistrohen për garën e gjuhës angleze. Ky interesim i madh i nxënësve për garat tregon besimin që kanë në edukimin e shkollave Mehmet Akif.” tha Nazmi Ulus.

Fituesit e këtyre garave do të përfitojnë bursë të plotë studimi në shkollat e Mehmet Akif.

Mehmet Akif është një shkollë private, laike në Kosovë dhe është e lincesuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT). Shkolla Mehmet Akif ka shumë elemente të veçanta që e bën ndryshe nga shkollat e tjera private, të cilat janë: Nxënësit e shkollës Mehmet Akif çdo vit fitojnë bursa në universitetet më të mira ndërkombëtare, si në shtetet SHBA, Angli, Gjermani, Kanada, Hungari etj. Gjithashtu shkollai ndihmon nxënësit edhe gjatë procesit të aplikimit.

Në këtë shkollë anglishtja mësohet në nivel shumë të kënaqshëm dhe lëndët shkencore jepen në gjuhën angleze. Edhe kursi (SAT-provim i rëndësishëm që kërkohet nga universitetet ndërkombëtare) jepet po ashtu.

Në Mehmet Akif jepen edhe kurse të gjuhës gjermane dhe çdo nxënës që dëshiron mund të marrë pjesë. Tashmë edhe gara e gjuhës angleze një mundësi tjetër që nxënësit të fitojnë mundësinë që të jenë pjesë e kësaj shkolle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti Përveç ankesave që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq…