Mbahet koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

26 tetor 2020 | 14:22

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, në Gjilan është mbajtur koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me masa anti-Covid, në sallën e teatrit të qytetit, kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike, të fushës së mjekësisë, kulturës e qytetarë të rëndomtë.

Të pranishmit kanë parë performancën fantastike të sopranos së Teatrit të Operës së Tiranës, Eva Golemi, të shoqëruar nga Genita Hoxha, piano dhe Mario Guralumi, violinçelo. Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, pasi ka falënderuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e ofruar në kalendarin e aktiviteteve për nder të muajit tetori rozë, ka thënë ky është kulmim i aktiviteteve në kuadër të shënimit të muajit rozë, duke shpresuar se sado pak kanë ndikuar në ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Fushata “Ti nuk je vetëm”, përmbyllet më 30 tetor, me një ligjëratë këshilluese, e cila jepet online me fillim në ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se rikthimi…