Kurti: Zgjedhjet dhe ndryshimet  janë të domosdoshme

26 tetor 2020 | 14:14

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se rikthimi i qeverisjes së mirë është i nevojshëm për Kosovën.

Sipas tij vonesa e kësaj, por edhe e zgjedhjeve të reja, gjithnjë po bëhet më e pamundur.

Këto komente Kurti i ka bërë pas aderimit në Vetëvendosjes të Florije dhe Valentina Rexhës.

“Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në Vetëvendosje! I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku. Znj. Florije pas luftës migroi në Gjermani, ku edhe jeton tani me djalin e saj dhe familjen e tij. Ndërsa Valentina, e cila përfundoi studimet universitare në drejtimin e Arkitekturës në Prishtinë, migroi në mes të viteve të ’90-ta në Gjermani, e në 2006 u kthye në Kosovë. Valentina është sipërmarrëse dhe themeluese e disa kompanive vendore, të cilat bashkëpunojnë me kompani të ndryshme evropiane në tregti dhe industri të lehtë. Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e OVLUÇK-së…