Thaçi nga Ozdrimi i Klinës: Erdha këtu për të treguar respekt për luftën e UÇK-së

26 tetor 2020 | 14:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e OVLUÇK-së ka zbuluar pllakën në kullën e rezistencës së familjes Imeri në Ozdrim të Klinës.

Ai ka thënë se ka qëndruar në Ozdrim për të treguar respekt për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në fshatin Ozdrim të Klinës, me përfaqësuesit e OVLUÇK-së e zbuluam pllakën në kullën e rezistencës së familjes Imeri, ku gjatë luftës morëm vendime të rëndësishme. Erdha sot këtu për të treguar respekt për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rezistencën e Ozdrimit me rrethinë dhe për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dha kjo trevë. Lavdi të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në…