Mbahet punëtoria për auditim në nivelin e pushtetit lokal

25 nëntor 2022 | 15:32

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) dhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)/Departamenti për Demokratizim, kanë mbajtur punëtorinë për përmirësimin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit në nivelin e pushtetit lokal.

Punëtoria është mbajtur në rajonin e Gjilanit, Prizrenit dhe Prishtinës në të cilën janë përshirë të gjitha komunat e Kosovës në datat 15,17 dhe 22 nëntor.

Zyra Kombëtare e Auditimit në këtë punëtori ka qenë e përfaqësuar nga ndihmësauditori i përgjithshëm, Zukë Zuka, drejtoresha e Departamentit për Auditimin e Komunave, Shehrije Shala, dhe udhëheqësi i ekipit të auditimit, Florim Beqiri.

Ndërsa nga Departamenti për Demokratizim i OSBE-së ka marrë pjesë, Fatmir Zylfijaj, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Fetije Begolli, si dhe kryesues të kuvendeve komunale, zyrtarë kryesorë financiarë, auditorë të brendshëm dhe drejtorë financiarë.

Punëtoria kishte për qëllim të shërbejë si platformë diskutimi për sfidat kryesore në zbatimin e rekomandimeve dhe planeve të veprimit, si dhe rolin e legjislacionit komunal në çështjet financiare, raportimin rreth auditimit dhe transparencën.

Kjo punëtori ishte një mundësi e mirë që përfaqësuesit komunal diskutojnë me përfaqësuesit e ZKA-së dhe të MAPL-së, rreth gjetjeve kryesore të raporteve të auditimit për vitin 2021, sfidat kryesore të identifikuara, përfitimet që vijnë nga rritja e nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit, si dhe për rolin e legjislacionit komunal dhe grantit të performancës për komunat.

Me këtë rast përfaqësuesit e ZKA-së, kanë ofruar pikëpamjet e tyre për sa i përket veprimeve të duhura që do të ndikonin në përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit në komuna. Fokus i veçantë i është dhënë zbatimit sa më efikas të rekomandimeve të auditimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet komunave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senegali e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen…