Mbahet Simpoziumi i parë politik për të drejtën e ribashkimit kombëtar shqiptar

26 prill 2018 | 15:08

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë, të enjten është mbajtur Simpoziumi i parë politik dhe diplomatik lidhur me të drejtën e ribashkimit kombëtar shqiptar.

Në këtë simpozium kanë marrë pjesë përfaqësues dhe iniciues nga Lëvizja Pellazgo-ilire Shqiptare në krye me Sali Salihun, përfaqësues nga Partia Republikane e Kosovës, Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtarë-Kolosët e Kombit, Sadik Rama Gjyrgjeviku, Unionin Demokratik Shqiptar Medvegjë (prof. Rexhep Abazi), Lëvizja Gjithëpopullore Kombëtare Shqiptare Pajtimi i Gjaqeve, Shoqata e Muhaxherëve Preshevë, Republika e Çamërisë në krye me Festim Lato Bruksel, akademik diplomati Brano Sinodiovski, Shkup me 94 mijë anëtarë të Maqedonisë shqiptare juglindore.

Në këtë simpozium janë lexuar 12 kumtesa nga prof. dr. Ilaz Rexha ekspert i Osmanistikës, prof. dr. Sejfullah Peza – Tiranë, prof. dr. Hysen Matoshi, prof. dr. Sadri Fetiu, Sali Salihu, prof. dr. Bedri Muhadri, Behram Hoti, Hasie Selishta, Simon Veseli, Ferat Ymeri, Cenë Pushkolli, Halil Canolli, Luljeta Bajqinovci, Hoxhë Mustafë Havolli, Sahit Rama, Florim Isufi si dhe një numër i konsiderueshëm i diskutantëve që kontribuuan për këtë simpozium të lartë përmendur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha,…