Berisha pret atasheun e Belgjikës, Yves Cuvelier

26 prill 2018 | 14:49

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka pritur në takim atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier.

Ministri Berisha dhe atasheu Cuvelier kanë diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit bilateral në lëmin e sigurisë në mes të FSK-së dhe autoriteteve homologe belge si dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet

Berisha e ka njoftuar Cuvelier me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK.

Po ashtu, është përmendur edhe bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës ku dhe ka falënderuar shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë.

Cuvelier ka shprehur falënderim për mikpritjen e ministrit Berisha, duke e përgëzuar për punën e deritanishme të tij në veçanti, si dhe për të arriturat e MFSK/FSK në përgjithësi për çfarë ka premtuar thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ministër, ulu dhe fshije fotografinë që e keni bërë. Kryeministër,…