Mbahet trajnimi online për platformat ‘FIFA Connect’ dhe ‘FIFA TMS’

20 gusht 2020 | 11:30

Federata e Futbollit e Kosovës është duke e mbajtur trajnimin online me administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë rreth platformave të regjistrimit të lojtarëve “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS”.

Në hapje të këtij trajnimi pjesëmarrësit i përshëndeti kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ua shpjegoi administratorëve të klubeve rëndësinë e këtyre platformave elektronike si dhe ritheksoi përkrahjen e vazhdueshme që FFK-ja do ta japë për klubet. “FFK-ja është duke i bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e ri të garave që është paraparë të nisë më 12 shtator dhe me këtë rast kërkoi edhe nga klubet që të punojnë intensivisht për një nismë sa më të mbarë në këto kushte dhe rrethana të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ky trajnim për klube po realizohet nga zyrtarët e FFK-së: Dardan Sadiku, Arta Osmani dhe Zgjim Sojeva. Gjatë këtij trajnimi po diskutohet rreth regjistrimit të lojtarëve vendorë, transferimet vendore dhe ndërkombëtare si dhe për programet e solidaritetit të FIFA-s.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka licencuar edhe 18 laboratorë privatë…