Mbahet tryeza shkencore për Mulla Idriz Gjilanin

20 janar 2019 | 15:42

Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2019” ka vazhduar aktivitetet me tryezën shkencore me temën “Mulla Idriz Gjilani – një figurë e pashembullt e qëndresës shqiptare”, në përkujtim të 70-vjetorit të martirizimit të tij.

Në këtë simpozium janë paraqitur historianë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët me punimet e tyre shkencore kanë ndriçuar edhe më shumë figurën e Mulla Idriz Gjilanit. Naim Musliu, kryetar i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Gjilan, i cili ka hapur tryezën, Mulla Idriz Gjilanin e ka cilësuar figurë të lartë shqiptare dhe ka rikujtuar që në emër të lidhjes ka kërkuar që këtij njeriu të madh t’i ngritet përmendorja në Gjilan.

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, ka folur Shpresa Kurteshi-Emini, e cila ka thënë se Gjilani po nderon heronjtë që nga Skënderbeu e deri te figurat më të vonshme të luftës për çlirim. Isa Mullaidrizi, i biri i Mulla Idriz Gjilanit, ka evokuar kujtime për babanë e tij, duke thënë se kjo është ditë e madhe për pasardhësit e Idriz Gjilanit, ditë rilindjeje, ditë e kujtimit të jetës dhe veprës së këtij atdhetari.

Isa Mullaidrizi ka rikujtuar fjalët e babait të tij, duke theksuar: “‘Kosova është tokë e shtrenjtë që askujt nuk ia kemi grabitur’.

Në këtë tryezë, Sabile Keçmezi-Basha është paraqitur me kumtesën “Nënë Hatixhja, grua trime e Mulla Idrizit”.

Ajo ka theksuar se bashkëshortja e Mulla Idrizit, Hatixhja edhe pse ka kaluar nëpër shumë vështirësi, ajo kurrë nuk u dorëzua, ku edhe ishte arrestuar për t’u zbuluar vendndodhja e Mulla Idrizit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 17:00 në “Craven Cottage”, Fulhami e pret skuadrën…