Mbahet tryeza ‘Të arriturat dhe sfidat e sektorit të rinisë në komunën e Gjakovës’

18 dhjetor 2018 | 17:10

Të martën është mbajtur tryeza me temën “Të arriturat dhe sfidat e sektorit të rinisë në komunën e Gjakovës”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, asamblistja e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Valentina Alijaj.

Postimi i plotë i saj:

Në cilësinë e kryetares së Grupit Joformal të të rinjve të Kuvendit Komunal të Gjakovës, organizuam tryezën me temën: “Të arriturat dhe sfidat e sektorit të rinisë në Komunën e Gjakovës”. I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, drejtoresha DKRS-së znj. Saranda Hyseni, dhe përfaqësuesit e të gjitha OJQ-ve në Gjakovë. Në këtë tryezë u diskutua për planin e veprimit rinor komunal, qëndrueshmërinë e KVRL-së, si dhe gatishmërinë për të mbështetur OJQ-të në Gjakovë.

Fotografia e Valentina Z. Alijaj

Fotografia e Valentina Z. Alijaj

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të…