Mbahet turneu i vajzave U15

21 qershor 2021 | 16:29

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në kuadër të projektit për zhvillim të gjeneratave të reja të FIBA Europe YDF (Youth Development Fund) në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec është organizuar një turne i vajzave U15.

Nëpërmjet këtij turneu, ku morën pjesë gjashtë ekipe, do të bëhet përzgjedhja e lojtareve të kësaj gjenerate për Kampin Nacional të Federatës së Basketbollit të Kosovës, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit korrik në Prishtinë, në të dyja konkurrencat.

Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës është Kamp Zyrtar dhe fëmijët që do të përzgjedhin për këtë kamp (vajza e djem) do të jenë pjesë e projektit të përbashkët me FIBA Europe, Federatën e Turqisë, të Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku krahas kampit fëmijët (vajza e djem) do të marrin pjesë në 5 turne (Turqi, Rumani, Kosovë, Bullgari e Maqedoni të Veriut), kurse për trajnerët do të organizohen Webinare me trajnerë me renome ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga 14…