Mbahet turneu U14 në Ferizaj

21 tetor 2019 | 15:16

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është zhvilluar turneu U14 në konkurrencën e femrave, ku kanë marrë pjesë katër skuadra dhe janë zhvilluar ndeshje shumë interesante.

Turneu është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që po i kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja, derisa synon që të masivizohet edhe më shumë ky sport, në të dyja konkurrencat. Turneu është mbështetur nga Sports Diplomacy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “GSMP-Global Sports Mentoning Program”, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, FIBA Europe dhe nga Korporata “Rugove”.

Ndeshja e parë është zhvilluar ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Junior 06. Takimi ka qenë shumë interesant dhe i barabartë, sidomos në pjesën e parë, derisa në atë të dytë fillon shkëputja e Junior 06 që fiton në fund 52:64. Përballja e dytë mes Kastriotit dhe Peja DT ka qenë edhe më interesant dhe dramatik deri në fund. Në një ndeshje me shumë kthesa, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, në fund vashat e Kastriotit fituan 49:47, derisa tifozët u ndanë të kënaqur me lojën e zhvilluar nga të dyja skuadrat.

Turneu është zhvilluar nën moton e kampanjës së FIBA Europe Girls Program, “Her World, Her Rules”. FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen. Turneu filloi në Ferizaj, derisa do të vazhdojë edhe në qytete të tjera në Kosovë në javët dhe muajt në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga kryeministri i…