Mbajtja në qeverisje e Kurtit është në interesin e Vuçiqit dhe Serbisë!

26 shkurt 2023 | 19:19

Shkruan: Hisen Berisha

Në emër të kësaj, pra mbajtjes në qeverisje të Kurtit, pra klanit të tradhtisë, Po! Mund t’ia zgjasin duart njëri tjetrit me Vuçiqin por ndoshta jo me 27 Shkurt, sepse ju duhen seriale tjera krizash.

Vuçiq është tepër i interesuar dhe investon secilën ditë, që në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë Albin Kurti.

Prandaj, në platformën e tyre të veprimit politik janë krizat, ngase vetëm përmes krizave permanente, këta mund të mbahen në pushtet.

Të gjithë kryeministrat e Kosovës, kanë rënë nga pozita, për shkak se Vuçiq s’ka pasur interes ti ketë përballë, sepse ishin pengesë për Serbin, në pretendimet ndaj Kosovës – shtet i pavarur e sovran në tërë territorin e strukturuar në flamurin shtetëror, të njohur ndërkombëtarisht, nga ShBA, në kufijtë ekzistues.

Kurse Albini është investimi i Serbisë dhe mafies ruse në Ballkan, përmes aferës korruptive në diplomaci dhe besoj shumë, se do të jetë kryeministri i parë në Kosovë, që  ka me mbaru mandatin e plotë.

Një është e sigurt se në zgjedhjet e ardhshme s’ka pare ruse as serbe që do mundet të ia ricikloj mandatin.

Prandaj duhet mobilizim kombëtar ta ndalim mos ta dëmtoj Kosovën. T’i themi Jo, kësaj marrëveshje franko- gjermane, evropiane apo Veton Surroi – Aleksandër Vuçiq dhe ta ndalim ketë tendencë me të gjitha mjetet politike!

Njohja “de fakto” (formula që rregullonte raportet në mes dy Gjermanive, të ndara pas LDB, për bashkim në një të ardhme), është preambula e tekstit që propagandon Albini, është manteli i mashtrimit të falangave serbe, në qeverinë aktuale kosovare.

Kur kësaj njohje “de fakto”, i shtojmë “Zajednicën” dhe përligjen e kishës ortodokse me status eksterritorialitetit apo si status shtetëror, nën autoritetin e sinodit rus, siç e interpretojnë ky ekip negocues qeveritarë, është rrethanë që e bënë jo vetëm shembjen e shtetësisë së Kosovës, por kthimin në ofertën e Millosheviqit “më shumë se autonomi, e më pak se pavarësi”.

Nesër, 27 shkurt 2023, në Bruksel,  kuislingu Albin Kurti, pritet të nënshkruaj një marrëveshje të keqe për Kosovën, e cila jo që nuk e ka në qendër njohjen por e fut Kosovën në një proces të ri politik.

Nga kjo marrëveshje, do të prodhohen tri detyrime të rrezikshme për të ardhmen e integritetit territorial, sovranitetit politik dhe perspektivës zhvillimore të Kosovës.

  1. Obligimi i themelimit të asociacionit me komuna me shumicë komunitet serb, i cili tash do të themelohet si detyrim nga marrëveshja sipas planit franko-gjerman, jo më si detyrim kushtetues apo i marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me një statut të miratuar e autorizuar nga qeveria e Kosovës në frymën e Kushtetutës. Por, ky asociacion si “territor serb” në trupin e Kosovës themelohet me një statut të miratuar e harmonizuar në mes BE dhe Serbisë, ku BE është arbitri dhe garantuesi në këtë rast.
  2. Tjetërsimi i statusit të kishës ortodokse, që e vendos mbi sovranitetin e shtetit dhe do të uzurpoj dhe tjetërsoj krejt trashëgimin shqiptare ortodokse dhe do të jetë shtet brenda shtetit.
  3. Ingirencat e Serbisë mbi komunat me shumicë serbe, që do të i legalizohen me paragrafin 7, të kësaj marrëveshje. Rrjedhimisht Kosova do ta ndaj pushtetin me Serbin në mbi 10 komuna e mbi objektet religjioze me eksteritoralitet si, patriarkana e Pejës, Prizrenit, Manastiri i Deçanit , Graçanicës e të tjera, që do përfshijnë 42% të territorit dhe e bëjnë hartën e Kosovës të duket si lëkurë leopardi.

Takimi i nesërm do të sjellë pranimin e planit franko – gjerman dhe pranimin e një orari për zbatimin e atij plani.

Kurti kthehet me mashtrimin e tij se shpëtuam Kosovën nga “Zajednica”, fillon kthimin e serbëve qëi përdori për kthimin prapa të procesit në pritjet e Vuçiqit përmes reformatimit, në institucione dhe formimin e ekipit shqiptaro-serb për hartimin (përshkrimin) e draftit të “statutit të Zajednicës”.

Ecja deri te kapërcimi i të gjitha fazave të konsolidimit të “Zajednicës” duhet të ndodhë brenda muajit mars, 2023.

Frytet e kësaj marrëveshje  jam i sigurt se nuk ka gjasë që Kurti ti gëlltis.

Ai këtu mbaron formatin e politikanit dhe unë pres që Vjeshta e ardhshme të sjellë kryeministër tjetër në Kosovë, përkundër interesit të Serbisë dhe Vuçiqit ta mbajnë sa më gjatë në pushtet.

Por, ky kryeministër me 20 vjet  aktivizëm, arriti me ardhur në pushtet në momentin kritik, për ta bërë tradhtinë e madhe.

Procesi politik ka përfunduar me mbarimin e ICO, Peter Faith, vendimin e GjND-së, shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen nga ShBA-ja në kufijtë ekzistues. Cili është misioni tij si  Kryeministër. Nëse ia bën ketë tradhti Kosovës do mbetesh në historinë e re si Albin Kurt Pashë Toptani i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se për shkak të…