Mbappe arrin shifrën e 100 golave

06 dhjetor 2020 | 14:50

Kylian Mbappe, ka hyrë në histori të Paris Saint Germain. Mbappe, është bërë lojtari i katërt në histori të klubit që ka arritur shifrën e 100 golave. Ai arriti të shënoi në fitoren 3:1 ndaj Montpellier, duke kapur shifrën impresive.

Francezi është shprehur i lumtur, por ai nuk kishte besuar se do të mund ta bënte shpejtë këtë.

“I dija statistikat e mia. Në disa ndeshje doja ta shënoja golin e 100-të. Goli numër 100 nuk ka qenë i lehtë. Duhet të them se është një ndjesi çlirimi për mua. Një arritje e madhe te një klub i madh siç është PSG, i mbushur me lojtarë të mëdhenj”.

“Kur kam nënshkruar, nuk e kisha menduar kurrë se do t’i shënoja 100 gola kaq shpejt. I falënderoj shokët e skuadrës dhe klubin që kanë pasur besim në mua në momentet e mira dhe të këqija”.

“T’i shënoj 200 gola me PSG? Ku i dihet, nuk do ta kisha menduar kurrë se do t’i arrija 100 sosh”.

Në histori të PSG, gola i kanë shënuar edhe Dominique Rocheteau, Pedro Pauleta (109), Zlatan Ibrahimoviq (156) dhe Edinson Cavani (200).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonda kineze që ka marrë mostra nga sipërfaqja e Hënës…